“Sude me gjyslyke”/Arlind Qori i përvishet keq Ramës

by editor

Aktivizmi i Arlind Qorit për pensionet qesharake të pensionistëve, thirrja e Lëvizjes Bashkë të dy protestave të tyre para kryeministrisë, me sa duket e kanë vënë në vështirësi shefin e qeverisë që vijon të ketë tek kjo shtresë fondin e tij elektoral.

Advertisements

Rama ka urdhëruar të gjitjë deputetët të luajnë në rrjete sociale rolin e aktorëve banalë, duke postuar foto me pensionistë në rrjetet sociale, ka ndërrmarrë një tur për të sqaruar indeksimin qesharak të pensioneve dhe ka fajësuar ata që s’ paguajne sigurimet, për rritjen e munguar.

Advertisements

Por krahas këtyre ai nuk e ka harruar njeriun që ngriti këtë fortunë, Arlind Qorin, duke e etiketuar me të vetmin stil që di, kur i djeg diçka: atë të sharjeve dhe ofendimeve. “Sude me gjyslyke” e ka stigmatizuar ai, duke përdorur emrin e fajdexheshës fatkeqe për të nënvizuar se ato që kërkon Arlindi janë të pamundura.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Lëvizja Bashkë.

Advertisements

“Dy herë është detyruar Edi Rama të më përmendë publikisht. Në të dyja rastet pa edukatën e të drejtuarit në emër, por i fiksuar në mënyrë perverse me aftësinë time për të shikuar. Gjatë protestave studentore të dhjetorit 2018 më drejtohej “Është një qorr…”, duke zgjuar indinjatën e një studenti të verbër që kishte përballë. Kurse sot më ka quajtur “Sude me gjyslyke”. I digjte atëherë përfshirja ime mes studentëve, i përcëllon sot ndikimi im dhe i Lëvizjes BASHKË te pensionistët” ka shkruar Qori.

You may also like