E trishtë/ Futbollisti i njohur humb jetën në moshën 28-vjeçare

by editor

Mes qindra viktimave të përmbytjes që gjunjëzoi Valencian, është edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Josè Castillejo, 28-vjeç, një anësor sulmues me të kaluar në Valencia.

Advertisements

I lindur më 29 shkurt 1996, futbollisti luajti në ekipet e të rinjve të klubit deri në 18-vjeç.

Advertisements

Gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur në ekipe të tjera në rajon: Paterna, Torre Levante, Buñol, Recambio Colón de Valencia dhe CD Roda del Castellón, përveç Eldense (divizioni i tretë spanjoll).

Madje, vetë klubi spanjoll e kujtoi atë me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Valencia CF vajton vdekjen e José Castillejo, viktimë e fatkeqësive të DANA.

Advertisements

José Castillejo u rrit në radhët e të rinjve të klubit dhe luajti në ekipe të ndryshme në Komunitetin Valencias. Pusho në paqe”.

You may also like