Atentatit në Shkodër/ Gazetari zbulon detajet e reja: Ja pse Lici dhe Bushati ishin në lagjen Dobraç të Bajrave

by editor

Lagjja Dobraç në dalje të Shkodrës njihet si lagjia e Bajrave. Këta të fundit kanë patur përplasje me ata të Licit ku janë shënuar disa viktima.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta zbardhi të tjera detaje të reja edhe lidhur me faktin se pse Hamza Lici dhe Arlind Bushati ndodheshin në lagjen e Bajrave.

Advertisements

Ai shtoi gjithashtu se personi i tretë që mendohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin është Ibrahim Lici i cili i ka shpëtuar atentatit.

Pse Hamza Lici dhe Arlind Bushati ndodheshin në Dobraç?

Advertisements

Igli Çelmeta: Viktimat po ktheheshin nga Mali i Zi, kanë mbërritur përmes pikës kufitare të Muriqanit, kanë hyrë në Shkodër dhe është aksi Shkodër-Koplik, nuk janë në zemër të Dobraçit. Ndodhen në pjesën fundore të kësaj lagjeje. Sepse gazetarët dhe opinioni publik thotë çfarë donin Licët në Dobraç.

You may also like