U përplas nga një atomjet në Fier, 21 vjeçari ndërron jetë tek Trauma

by editor

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan. Një automjet tip Renault është përplasur me një motor rreth orës 13:25.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Klajdi Hatia, i cili u transportua tek Spitali i Traumës në kryeqytet, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Advertisements

Ndërkohë në Komisariat është shoqëruar shoferi i makinës Manol Çepele.

“Rreth orës 13:25, në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme” informoi sot policia.

You may also like