Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ashpër për skandalin nga pala greke në doganën e Kapshticës, ku gazetarët shqiptarë u mbajtën “peng” për tre orë në kufi nga efektivët helenë.
Advertisements
Ai e konsideron ndalimin e gazetarëve në kufi për të ushtruar detyrën, si një sjellje primitive të autoriteteve në Athinë të cilat shkelin çdo të drejtë dhe liri të individëve.
Advertisements
Fevziu thotë se është e patolerueshme dhe skandaloze që një shtet anëtar i Bashkimit Europian të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre.
“Është e papranueshme, e patolerueshme, skandaloze dhe absolutisht primitive që një shtet anëtar i Bashkimit Europian të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre. Është e patolerueshme që një vend i BE-së shkel të drejtën për informim, shkel të drejtën e njeriut, shkel të drejtën elementare të lëvizjes së çdo qytetari shqiptar.
Advertisements
Ngjarje të tilla mund të kesh, vonesa në kufi në vende diktatoriale, por që një vend i BE t’ju kërkojë gazetarëve shkresë nga Ministria e Jashtme apo letër shoqërimi, është të shkelësh çdo parim të lirisë së mediave dhe t’i kërkosh gazetarëve që të vihen nën tutelën politike. Ndaj edhe njëherë insistoj, ajo që po ndodh në kufirin grek, është as më shumë e as më pak një gjest primitiv i një shteti në të cilin inati dhe mëria dominon mbi të drejtat dhe mbi parimet europiane”, tha gazetari në një video të publikuar në rrjetin social Instagram.
Rreth orës 17:10 doganierët grekë ju kthyen gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin që Rama do të zhvillojë nesër në Porto Palace Hotel me bashkatdhetarët.