Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grudë-Fushë.
Advertisements
Një automjet tip fuoristradë, i drejtuar nga shtetasi Albert Pali, ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy të rinj, të cilët kanë marrë plagë të konsiderueshme.
Advertisements
Mësohte se dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia janë në vendngjarje, ku po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sakaq, autoritetet po mbledhin informacione për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë incident.
Advertisements
“Në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit” automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.
Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njoftoi policia.