Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka postuar në llogarinë e saj personale të Instagram-it një dedikim tepër të ndjerë për të atin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Advertisements
Ajo ka rrëqethur përmes fjalëve, ku shkruan: “Një pjesë e shpirtit tim është pranë teje tashmë., ma more me vete bush, pika ime e dobët ti!
Advertisements
Boshllëkun e madh që më le do mundohem ta mbush me kujtimet tona të bukura dhe të tilla ne kemi pambarimisht.
Dhembje e papërshkrueshme, nuk e di si do ja bëj pa ty, që të kisha kudo me vete, askund pa të marrë.
Dhemb shpirti sa nuk e di si po mundem t’i shkruaj këto fjalë mes lotësh. Por të premtoj se do ta kthej në forcë për ty se kështu do doje ti. Se kështu më ke mësuar ti.
Advertisements
Jam e bekuar që jam gjaku yt. Jam e bekuar që tashmë kam ëngjellin mbrojtës më të mirë në qiell.Të dua shpirti im, përjetë bushi im”.