Moti i mirë dhe përfundimi i fundjavës kanë bërë që shumë vizitorë nga zona jug-lindore të Shqipërisë të nisen drejt kryeqytetit, duke krijuar një trafik të rënduar në daljen e Elbasanit.
Advertisements
Burime nga vendngjarja raportojnë se radhët e automjeteve shtrihen deri në 5 kilometra të gjata, duke shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët.
Advertisements
Gjithashtu trafik i rënduar është çdo ditë edhe në zonën e Librazhdit, kjo ka ndodhur për shkak të disa punimeve që po bëhen në një urë, e cila momentalisht është bërë me një kalim të vetëm.
Këto punime, ka bërë që të bllokohen qindra udhëtarë të cilët po lëvizin nga Korça drejt kryeqytetit. Rruga Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan kërkon më shumë se dy orë për tu përshkuar, por automjetet kanë mbetur të bllokuar në këtë aks rrugor.
Advertisements
Kohët e fundit për të përshkruar juglindjen e vendit për shkak të trafikut të rënduar një shoferi duhet të kalojë një kalvar të gjatë vuajtjesh. Për shkak të mungesës së bajpasit të Elbasanit por edhe punimeve në Librazhd, për të shkuar nga Tirana në Korçë një qytetar duhet të shpenzojë 4-5 orë kohë për një distancë rreth 160 km.