Masakra me 4 viktima në Shkodër/ “Ishte paralajmëruar”, gazetari i njohur zbulon detajet: Duhet të pritet zinxhiri që..

by editor

Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë ku një atentat në Dobraç të Shkodrës rezultoi me katër jetë të humbura.

Advertisements

Lita tha se kjo ngjarje kriminale ishte e paralajmëruar, pasi vetëm tre javë më parë Arlind Bushati kishte bërë denoncimin se ishte kërcënuar me jetë në mes të qytetit të Shkodrës. Sipas gazetarit ngjarja mund të ishte paralajmëruar.

Advertisements

“Është një ngjarje e paralajmëruar. Ngjarja e tre javëve më parëm, e tentativës për vrasje të Arlind Bushatit, ka qenë e paralajmëruar dhe duhet të ishte parandaluar kjo vrasje. Unë dyshoj se dy personat e shpallur në kërkim janë të njëjtët me atë që kanë tentuar edhe herën e parë të vrasin”,-tha gazetari.

Duke komentuar situatën e krimeve në Shkodër, Lita tha se në këtë qytet kemi të bëjmë me banda mafioze të ngjashme me mafien italiane ku nuk janë të përfshira vetëm dy familje. Ai paralajmëroi se në rast se zinxhiri nuk ndërpritet tani, situata në Shkodër do përkeqësohet.

Advertisements

Në gjithë Shqipërinë, ka kriminel, ka grupe ka organizata të cilat klasifikohen si oportuniste, ndërsa në Shkodër janë Kamorra, Cosa Nostra, Ndragheta. Në Shkodër janë po të njëjtët mafioz që nga vitet 90. Ne flasim për organizata me mbi 50 anëtarë, nuk janë vetëm dy familje. Ka shumë më shumë të përfshirë. Ne deri më tani kemi identifikuar 5 familje në hasmëri me njëra tjetrën, por nëse ky zinxhir nuk ndërpritet ne do kemi një situatë të pakontrollueshme për policinë e shtetit në këtë qark”,-tha Lita.

Kujtojmë se atentati i ndodhur në Dobraç të Shkodrës pasditen e 30 tetorit 2024 rezultoi me 4 viktima. Shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por përveç tyre humbën jetën edhe dy kalimtarë të rastësishëm burrë e grua, Flutura dhe Bashkim Basha.

You may also like