Berat Gjimshiti ishte një nga protagonistët e fitores së rëndësishme të Atalantës në transfertën ndaj Napolit. Bergamaskët fituan me shifrat 3-0 dhe dhanë një provë të forcës së tyre ndaj kryesuesve të Serisë A.
Advertisements
Mbrojtësi shqiptar u bë protagonist në fushën e lojës duke ndalur aksionet e kundërshtarëve, por edhe me një moment tensioni pas golit të tretë të shënuar nga Retegui në minutat shtesë.
Advertisements
Ai u përplas me Mazokin e Napolit, i cili kishte shkuar të kritikonte sulmuesin e Atalantës për mënyrën e festimit dhe si pasojë të tre përfunduan duke u ndëshkuar me karton të verdhë për sjellje antisportive.
Por gjithsesi Gjimshiti doli i lumtur nga fusha, pasi skuadra e tij mor tre pikë të arta, dhe duket se mbrojtësi shqiptar ka gjetur edhe mënyrën se si të festojë këtë arritje.
Advertisements
Pas ndeshjes, para se skuadra të nisej përsëri drejt Bergamos, ai është filmuar duke takuar një mik i cili i ka sjellë disa ëmbëlsira tipike napolitane dhe mocarelën e famshme të këtij qyteti, për ta marrë me vete.