Grupi hetimor në qytetin e Shkodrës ka arritur të administrojë të dhëna nga automjeti që atentatorët përdorën në masakrën e Shkodrës, e cila ndodhi pesë ditë më parë në zonën e Dobraçit dhe rezultoi me katër viktima. Automjeti, i gjetur i djegur disa kilometra larg Dobraçit, është identifikuar si një mjet i vjedhur në prill të këtij viti në qytetin e Durrësit.
Advertisements
Burime të brendshme bëjnë të ditur se identifikimi i Range Rover-it pas djegies në lagjen Grude u bë i mundur përmes disa elementeve të veçantë që automjeti kishte. Sipas informacioneve, automjeti u vodh më 17 prill, në orët e para të mëngjesit, me një mekanizëm që ende nuk është sqaruar. Sipas verifikimeve të kamerave të sigurisë, punonjësit e policisë kanë konstatuar se grabitja e automjetit ka zgjatur rreth 30 sekonda. Pronari i mjetit e ka denoncuar rastin menjëherë sapo ka vënë re se automjeti i tij nuk ishte më në dispozicion.
Advertisements
Një numër automjetesh të ngjashme janë gjetur edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë kryeqytetin. Policia e Shkodrës dyshon se autorët e djegies së automjetit kanë përdorur lëndë djegëse për të siguruar shkrumbimin total të makinës. Ky automjet kishte targat AB 445 MC, të cilat janë raportuar si të vjedhura nga pronari në qytetin bregdetar. Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, grupi hetimor ende nuk ka identifikuar autorët. Armët e përdorura gjatë sulmit janë dërguar për ekspertizë, në një përpjekje për të ndihmuar në identifikimin e tyre.
“Grupi hetimor ka arritur që të administrojë të dhëna nga automjeti që atentatorët kanë përdorur në masakrën e Shkodrës, ku sipas informacioneve i cili i ugjet i djegur vetëm disa kilometra larg Dobraçit rezulton të jetë një automjet i vjedhur në prill të këtij viti në qytetin e Durrësit. Konkretisht ai është vjedhur në datën 17 prill në orët e para të mëngjesit me anë të një mekanizmi i cili endë nuk është qartësuar. Automjete të tilla janë gjetur edhe në qytete të tjera të vendit e po ashtu në kryeqytet.
Advertisements
Policia e Shkodrës ka dyshime që për djegien e automjetit i cili është shkrumbuar plotësisht, autorët janë kujdesur që të përdorin lëndë djegëse të cilat kanë bërë të mundur shkrumbimin total të makinës. Ky automjet ka mbajtur targat AB 445 MC, janë raportuar të vjedhura nga pronari i mjetit në qytetin bregdetar. Megjithëse tashmë ka kaluar 5 ditë nga kjo ngjarje,me 4 viktima, grupi hetimor ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, ndekohë që automatikët e përdorur prej tyre janë dërgua për ekspertizë esdhe pse ka pas shpresa që të mund të identifikohen” tha gazetri Eni Ferhati