Një 18-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri në lagjen “Liri Gero” në Fier.
Advertisements
E reja me iniciale A. G., është transportuar menjëherë në Spitalin e qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
“Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.”– njofton policia.
Advertisements
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.