Reperi shqiptar Rigels Rajku, i njohur ndryshe si “Noizy” është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Pejës. Siç shkruan Klan Kosova, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Pejë Fadil Gashi.
Advertisements
“Rreth orës 10:30 Noizy është vetëdorëzuar në polici, i shoqëruar nga avokati i tij. Po intervistohet, është vënë në dijeni edhe Prokurori”, raportohet të ketë thënë Gashi.
Advertisements
Mësohet se këngëtari do të merret në pyetje nga hetuesit.
Dyshohet se ai ka dhunuar një personazh të njohur në Tik Tok të quajtur Medi Iseni në një klub nate në Pejë. Ngjarja ndodhi në Gusht të këtij viti, gjatë koncertit të Noizyt atje, ku u përfshinë edhe fansa të tij.
Advertisements
Kujtojmë se në policinë e Kosovës është dorëzuar para pak ditësh edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, për të njëjtin rast.