Votuesi në Milwaukee: Zgjedhjet më të çmendura që kam parë

by editor

Votuesit në Milwaukee hedhin votën në një nga shtetet e pavendosura
Votuesit në qytetin e Milwaukee të shtetit të Wisconsin u drejtuan në qendrat e votimit. Sipas mediave ky shtet konsiderohet si një ndër më vendimtarët në përcaktimin e fituesit të këtyre zgjedhjeve.

Advertisements

Sondazhet tregojnë se diferenca midis dy kandidatëve është shumë e ngushtë, ndërsa përveç Uiskonsin, përcaktuese do të jenë votimet edhe në shtetet e Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, e Pensilvani.Kjo fushtatë zgjedhore ka qenë e paprecedentë pasi pati dy tentativa për vrasje ndaj Trump, u tërhoq papritur Presidentit Joe Biden dhe pasuesja e tij, Harris pati një ngritje të shpejtë.

Advertisements

Por diferenca mes të dy kandidatëve është shumë e ngushtë, pavarësisht shpenzimeve miliarda dollarëshe dhe muajve të tërë me një fushatë zgjedhore frenetike.

“Kam pak emocion, pasi kjo është hera e parë që unë votoj. Ishte një eksperiencë e këndshme, e po ashtu e thjeshtë. Duhet që të prisja pak, pasi radha ishte e gjatë, por çdokush ka nevojë të votojë, kështu që…Shpresoj që të mos ma djegin votimin, pasi kam parë në lajme që ka pasur njerëz që kanë sabotuar vota.”

Advertisements

“Unë kërkoj politika të reja taksash inovative. Kërkoj edhe strategji të reja ekonomike që nuk kanë bërë më përpara. Pra mënyra për të ndihmuar start-upet dhe bizneset e vogla dhe ato lloj politikash që mund të ndihmojnë njerëzit të rriten financiarisht.”

“Janë zgjedhjet më të çmendura që kam parë ndonjëherë, e kjo pak a shumë dihet. Por mendoj se në këto zgjedhje numri i votuesve do të jetë i lartë i dalë për një kohë të gjatë.”

“Dua të them, çdo gjë ka rëndësi për të gjitha ditët paraprake dhe që të gjitha votat të numërohen, por, nuk e di! Ka diçka të veçantë në ditën e zgjedhjeve që është e ndryshme nga votimi më i hershëm.”

Këto zgjedhje reflektojnë një popull të polarizuar thellësisht, ku ndasitë vetëm janë rritur gjatë një gare presidencaiale të ashpër.Më shumë se 80 milionë amerikanë kanë votuar përpara së martës, ose nëpërmjet emailit, ose personalisht dhe radhët në disa qendra votimi në mëngjesin e së martës ishin të shkurtra dhe me rregull.

You may also like