Astrologia e njohur Denisa Shyle mbrëmjen e së martës ishte në lidhje Skype në emisionin “D-Night” në “Ora News” për të na treguar më shumë rreth Horoskopit.
Advertisements
Se çfarë parashikojnë yjet për muajin nëntor dhe cila është shenja më me fat?
Advertisements
Astrologjia tha se shenjat e Akrepit dhe Shigjetarit do të jenë ato më të ndikuarat deri në fund të muajit.
“Është një periudhë pozitive ndaj duhet shfrytëzuar”, u shpreh Denisa Shyle.
Advertisements
Ja parashikimi për 12 shenjat e Zodiakut nga astrologjia Denisa Shyle
Dashi: Periudhë e mirë dhe pozitive. Kanë fat në dashuri, deri në fund të muajit. Në përgjithësi një periudhë e mirë e pret shenjën e Dashit.
Demi: Fazë e mirë por do dalin në skenë disa probleme me partneritetet. Kjo del në skenë për të qartësuar lidhjen dhe për ti shëruar. Kalimi i diellit në shigjetar bën që të ardhurat dhe bashkëpunimet do i bëjnë shumë mirë.
Binjakët: Një muaj pushimesh. Janë në një fazë pozitive. Në fund të muajit drejtuesit e mërkurit kalojnë në retrograde tek shenja shigjetarit. Kjo mund të shkaktojë probleme në partneritet. Ky muaj duhet shfrytëzuar për komunikim dhe anë romantike.
Gaforrja: Periudhë pozitive kanë të vendosur diellin tek shtëpia e pestë. Prioritet çështjet e zemrës, mund të shërojnë çdo problem që ka ardhur nga e kaluara. Pas datës 21 kujdes me shëndetin.
Luani: Do jenë më të fokusuar te familja. Do kenë një zgjerim për vendin ku jetojnë dhe numrit të familjes. Luani cilësohet shenja më me fat e këtij muaj. Prandaj ky muaj duhet përdorur shumë mirë.
Virgjëresha: Muaj me fat për Virgjëreshën. Deri në datë 21 përsa i përket marrëveshjeve ka dhe një komunikim shumë pozitiv. Është një fazë rregullimi. Pas datës 21 do kalojnë në tema familjare.
Peshorja: Tema kryesore për ta ana materiale dhe vlerat e rritura. Venusi ndodhet tek shenja shigjetarit dhe u jep një frymë aventuriere dhe i zgjeron. Udhëtime dhe ndikime familjare.
Akrepi: Jemi në sezonin e tij, do kenë një disbalancë brenda vetes së tyre. Duke qenë se kanë diellin në shenjën e tyre arrijnë t’i kalojnë këto probleme. Shërim në të gjitha fushat e jetës, dhe në anën e tyre romantike. Rritje nga ana materiale.
Shigjetari: Deri në datën 21 do jetë pak i përzier, sepse dielli ndodhet te shtëpia e tyre e dymbëdhjetë në shenjën e akrepit. Botëkuptim i thellë dhe i gjerë arrijnë të dallojnë ku qëndron problemi në fushat e ndryshme të jetës sidomos karrierës. Do kemi një stabilitet për shigjetarët.
Bricjapi: Rritje e madhe dhe kolosale. Dielli është te shenja e akrepit në shtëpinë e ëndrrave. Ëndrra të kthyera në realitet. Do kenë një kreativitet të lartë. Do jenë me partneritet të lartë.
Ujori: Tashmë kemi kalimin e Plutonit te shenja e tyre. Aktualisht tema më e rëndësishme karriera e tyre, në këtë pikë zhvillime të madha e presin ujori. Do përdorin të gjitha shanset që u dalin përpara. Frymë romantike, dhe do kenë njohje të reja.
Peshqit: Janë në një fazë të mirë. Pas datës 11 mund të përballen me shpirtin binjak sepse Venusi kalon në shtëpinë e tyre të njëmbëdhjetë. Ëndrra të realizuara dhe lidhje të frytshme. Pasi kanë krijuar kufij të shëndetshëm.