Përveçse e përndiqte, ish-partneri e la të plagosur në mes të rrugës në Korçë.
Advertisements
Është ky rasti i një gruaje e cila aktualisht ndodhet në spital pasi ka marrë dëmtime në qafë e mjekër.
Advertisements
Motra e saj, Marjana Plaka ka folur për Klan News duke treguar dinamikën e ngjarjes.“E pashë nga spitali, motra po kalonte atje, e kapi motrën e shtriu poshtë. Ata s’kishin lidhje, kishte dy vite.
Ka pasur shumë probleme përpara.
Advertisements
E ndiqte, e ka goditur eee…Ajo e ka denoncuar më parë, i dhanë urdhër mbrojtjeje. Ai ishte nja 3,4 muaj në Greqi, erdhi e se linte rehat.
Motra dilte për punët e saj normal, ai e ndiqte mbrapa. Ajo është familjare, me burrë me fëmijë.Motra ka shtruar nipin këtu në spital, i solli gjëra… Ai e pa, e shtriu poshtë dhe i futi thikën..”, tha ajo.
Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat.
Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën.”, është shprehur motra e Marjana Plakës.