Muçi nuk ndalet më, shënon edhe në Ligën e Europës. I gjithë stadiumi thërret emrin e tij, por ai nuk feston (Video)

by editor

Ernest Muçi është kthyer tashmë në një lojtar të domosdoshëm për Beshiktashin dhe këtë po e tregon duke shënuar ndeshje pas ndeshje.

Advertisements

Sot sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pasi pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Beshiktashi luante përballë Malmo.

Advertisements

Sulmuesi ishte rreshtuar mes titullarëve dhe në pjesën e dytë, ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij.

SHIH VIDEON

Advertisements

Të gjithë tifozët thirrën në kor emrin e sulmuesit shqiptar, por ky i fundit zgjodhi të mos festonte duke tundur gishtin, ndoshta edhe në shenjë proteste ndaj kritikave të pamerituara që ka marrë gjithë këtë kohë, teksa po tregon se është një lojtar i cili është kthyer në forcën kryesore të sulmit të Beshiktash.

You may also like