Pasagjerët në një avion që po fluturonte nga Brazili në Panama, kanë përjetuar momente tmerri kur një nga nga pasagjerët u përpoq të hapte një nga daljet e emergjencës, ndërsa avioni ishte në ajër.
Advertisements
Siç shihet në videon e postuar në platformën X, burri është rrahur dhe gjakosur nga pasagjerët e tjerë të cilët tentuan që ta frenonin.
Advertisements
Sipas përshkrimit të fotoreporterit Cristiano Carvalho, i cili ishte në bordin e fluturimit CM204 të Copa Airlines të martën e kaluar, gjithçka filloi rreth 30 minuta para uljes së avionit.
Sipas Carvalho-s, pasagjeri në fjalë fillimisht u vërsul në pjesën e pasme të avionit, duke mbajtur një thikë plastike me të cilën tentoi të merrte peng një nga stjuardesat.
Advertisements
Më pas, ai tentoi të hapte një nga daljet e emergjencës.
“Një nga stjuardesat filloi të bërtiste dhe një tjetër u përpoq ta ndalonte, por ai ishte shumë i fortë”, tha Carvalho.
Në atë moment kanë ndërhyrë pasagjerët e tjerë të avionit, të cilët pas një sherri kanë mundur të ndalojnë.
“Ata e rrahën shumë, ai pothuajse humbi ndjenjat”, përshkroi Carvalho.
Siç njoftoi Copa Airlines pas uljes së avionit në Panama, “oficerët e policisë hynë në aeroplan dhe larguan pasagjerin që u soll para autoriteteve gjyqësore”.
VÍDEO — Passageiro tenta abrir porta de avião em voo Brasília–Panamá; Caso aconteceu na manhã da terça-feira (5), minutos antes de aeronave pousar na Cidade do Panamá. Passageiro foi detido pelas autoridades. pic.twitter.com/gDTyB5fwg3
— Nelson Carlos dos Santos Belchior (@NelsonCarlosd15) November 5, 2024