Republika Çeke dhe Ukraina do të jenë kundërshtarë të Shqipërisë edhe në Ligën e Kombeve për femra. Skuadra e teknikut Amir Grima u shortua në grupin B4, ku përpos Çekisë dhe Ukrainës, rival edhe të kombëtares së meshkujve në këtë kompeticion ‘peshkuan’ edhe Kroacinë.
Advertisements
Kombëtarja shqiptare e femrave ndodhet në Ligën B pas suksesit në edicionin kualifikues të Euro 2025. Vajzat kuqezi e mbyllën në vendin e parë në grupin C5 dhe siguruan pjesëmarrjen në Ligën B.
Advertisements
Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në divizionin A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në divizionin A, ku fituesit do të qëndrojnë ose zbresin një kategori më poshtë.
Dy vendet e treta më të mira të grupeve të Ligës B do të përballen me dy vendet e dyta më të mira të grupeve në divizionin C. Fituesit do të luajnë në Ligën B në kualifikueset e Europianit ndërsa humbëset do të jenë pjesë e divizionit C.
Advertisements
Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në divizionin C. Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt dhe faza e grupeve do të mbyllet në qershor të vitit të ardhshëm.