“Ka ndikuar për zhvendosjen në listë”, Klodiana Lala “sh*plakë” SPAK për dosjen Çyrbja: Sqaro rolin e…

by editor

Gazetarja Klodiana Lala në një studio televizive ka folur për dosjen Çyrbja, që çoi në pranga ish deputetin e Partisë Socialiste.

Advertisements

Lala tregoi disa komunikime mes pjesëtarëve të organizatave kriminale, të cilët kanë ndikuar në listën e PS për qarkun e Durrësit, duke bërë që Jurgis Çyrbja të vendoset i pesti.

Advertisements

“Kam arritur të shohë disa nga mesazhet që përbëjnë inters publik. Kam kuptuar që Edmond Çekiçi, i ekzekutuar, ka ndikuar te zyrtarë të lartë socialistë për zhvendosjen e emrit të Çyrbes nga i shtati te i pesti në listën e PS në Durrës.

Kam parë mesazhe ku Çekiçi i shkruan Çyrbes, thotë “e përfundova punën tënde, mos fol me njeri, e kemi mbyllur dhe do të shkosh aty ku duhet në listë”. Çyrbja, më rezulton se i është thënë “faleminderit vëlla isha keq, më ngrite moralin”.

Advertisements

Më pas Altin Hajri, i referohet mes të tjerash në komunikim, përmend një emër që duhet të punojmë me kujdes, “se mos mendon Gjushi se po përçahemi”. Kush thirret Gjush në Durrës? Ne e dimë shumë mirë. Vangjush Dako në dosjen 339 grupi Avdylaj ndikonte për kandidatët në zgjedhje. Dyshimet më çojnë të mendoj se Çyrbja është vendosur i pesti, por duhet të zbulohen kush janë zyrtarët socialistë që u ndikuan të fusin Çyrben në listë. Aty thuhet ti i pesti, Liri i shtati… Bëhet fjalë për Ilir Ndraxhit, që edhe ai rezulton i shtati në listë.

Mund të ketë edhe të tjera, kaq kam arritur unë. Unë dyshoj se janë nivele më të larta, sepse në fund firmën e ka vënë Edi Rama për listën.

Prokuroria duhet të sqarojë rolin e Vangjush Dakos, ai propozonte emrat e kandidatëve për deputetë. Të shohim si e ka futur Çyrben. Gjithë krimi i organizuaar ishte vënë në lëvizje të ndikonte.

Kush e dërgoi Çyrben deri aty? Ka negociuar krimi i organizuar. Kush e firmosi? Këtë të na e tregojë SPAK”, tha Lala.

You may also like