Mbetjet e konsideruara të rrezikshme e të kthyera në mes të rrugës kur ishin nisur drejt Tajlandës do të qëndrojnë në tokë të thatë 6 kilometër nga porti i Durrësit. Opozita kërkon të dhëna mbi situatën duke theksuar se ka mungesë informacioni. Nga ana tjetër nga qeveria deklaratat se janë toksike janë të papranueshme dhe kanë qëllim të hapin panik ndaj kërkojnë të pritet raporti i prokurorisë
Advertisements
Kontejnerët me mbetje që u kthyen nga rruga që ishin drejt Tajlandës tashmë janë vendosur në portin e Durrësit ku anija ankoroi pas 10 ditëve qëndrimi në det.
Advertisements
Prokuroria ka kërkuar mbajtjen e tyre në një vend të sigurtë dhe me monitorim 24 orë me kamera ndërsa do të hetohet nëse kanë apo jo mbetje të rrezikshme.
Pritet që pas kësaj të transportohen rreth 6 kilometra larg ndërsa disa mostra do dërgohen laborator për të verifikuar përmbajtjen
Advertisements
Paqartësitë e krijuara sollën debat edhe në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese. Luan Baçi kërkoi sqarime konkrete për sasinë që u rikthye në shqipër
Për mazhorancën bëhet fjalë për dyshime për lëndë të rrezikshme, por që transporti i tyre është i rregulluar me ligj.
Në mes të debatit për përhapje ose jot ë panikut akuza e Durrësit do të duhet të hedhë dritë mbi dokumentin mbi të cilin u nis ngarkesa por edhe përmbajtjen e tyre.
Dyshimet i ngriti fillimisht Rrjeti i Aksionit të Bazelit ku u tha se në të janë 2.102 tonë mbetje