Abuzoi s**sualisht me të miturën për 4 vite, shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme

by editor

Policia e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 43-vjeçarin Edison Sheme, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 16-vjeçare për një periudhë 4-vjeçare. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku e mitura, e cila denoncoi abuzimin në polici, ka deklaruar se Sheme ka filluar abuzimin kur ajo ishte vetëm 12 vjeç.

Advertisements

Sipas burimeve nga policia, pas denoncimit të viktimës, forcat e rendit kanë nisur një kërkim të gjerë për gjetjen e Shemes. Hetimet kanë treguar se ai mund të jetë larguar drejt Greqisë, ku jeton vëllai i tij.

Advertisements

Policia ka realizuar kontrolle në shtëpitë e të afërmve dhe miqve të Shemes në fshatrat përreth, si Sheqeras dhe Barç, por ende nuk ka mundur ta gjejë.

You may also like