Është zbardhur dëshmia e 16-vjeçarit i cili u godit me thikë nga tre të rinj ditën e sotme në Korçë, sapo ai kishte dalë nga gjimnazi.
Advertisements
Adoleshenti ka rrëfyer se tre autorët janë afruar drejt tij më makinë dhe e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë fyese. Më pas siç ka treguar ai, një prej tyre, shtetasi me iniciale R.I., ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur.
Advertisements
“Ishte R.I që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha, por arriti të më dëmtonte në fytyrë”, tregon ai, ndërsa shton se tre autorët janë larguar nga vendngjarja me makinë.
“Sa dola nga shkolla dhe do ikja në shtëpi. Më vijnë me makinë tre persona, të cilët po hidhnin fjalë fyese e më pas dy prej tyre dolën dhe më sulmuan. Ishte R.I që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha, por arriti të më dëmtonte në fytyrë. Në atë moment, ata hipën në makinë dhe u larguan menjëherë kurse unë shkova te marketi afër shkollës dhe kërkova ndihmë”, tha ai.
Kujtojmë se policia ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat tre të rinjtë e dyshuar si autor të ngjarjes.
Raportohet se tre të rinjtë e përfshirë, sipas policisë i kanë dalë përpara 16-vjeçarit sapo ky i fundit ka lënë mësimin dhe aty kanë nisur sherrin mes tyre, duke e goditur adoleshentin me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti.
Burime bëjnë me dije se një nga shtetasit e përfshirë në konflikt dyshohet të jete një emër i njohur për policinë, shtetasi me inicialet R.I, pasi ka rezultuar i përfshirë edhe më parë në të tilla ngjarje, që e kanë çuar edhe pas hekurave.