Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Prokurorisë se Posaçme për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Sipas dosjes, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, të merrnin leje për disa projekete në Shqipëri me përfitime mbi 2 milionë lekë të reja. Këto projektet do të zhvilloheshin përmes tregut të fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së të transferimit të thirrjeve telefonike.
Advertisements
Sipas “Prapaskena”, paratë e përfituara do të përdoreshin në mënyra të ndryshme për përfitimet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Në disa komunikime me biznesmenin Adrian Shatku, Kryemadhi i thotë atij të mos shqetësohet për akuzat e Sali Berishës, por në vend të kësaj të shohë për bursa në universitetet amerikane për vajzën e saj.
Advertisements
Pjesë nga dosja e SPAK-ut
Nisur sa mësipër, organi i akuzës i ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës informacion mbi kartat e kreditit American Expres, llogaritë bankare me të cilat janë lidhur këto karta, a janë lëshuar karta krediti në emër të Monika Kryemadhit dhe shpenzimet e kryera nga karta për periudhën e vlefshmërisë.
Advertisements
Në datën 7 Maj 2014, Monika Kryemadhi i ka përcjellë Adrian Shatkut, email-in e plotë që i është dërguar nga adresa [email protected], në datën 6 Maj 2014, me subjekt “Ftese pjesemarrje ne aktivitetin “Gruaja ne Shkence, Inovacion dhe Teknologji ne epoken digjitale”. Adriani i ka shkruajtur Monikës, në anglisht “Cool, you need a small talking points or presentation?” dhe Monika i është përgjigjur “Po që të jetë interesante se do dali në media dhe në gazeta. Edhe ndonjë prezantim të vogël mirë do ishte”.
Në datën 16 Maj 2014, Adrian Shatku komunikon me mesazh me Monika Kryemadhin ku i shkruan se javën tjetër do të shkojë në Shqipëri për të mbyllur çështjet e hapura. Monika bie dakord dhe e porosit që të interesohet për universitetin e vajzës Bora. Biseda është si vijon:
Adi Amerik–vajti ok? Nga java tjetër është mirë të jem andej? Të mundohemi të mbyllim efarë Eshtë hapur? Berisha përdor ofensivën si deferencë. Mos i shkoni në agjendën e tij ???? e di mire ti:)
Unknown-Po shumë mirë hajde
Unknown-Per Berishën varja. Mendo edhe ca universitete për Borën.
Adi Amerik-Ok see you next week…me Borën flasim atje. Do ishte mirë të vije ketej per ca ditë.
Unknown-Po patjetër por kur të vish që ti fiksojmë të gjitha dhe me pyet pak edhe fee dhe si mund të sigurojmë bursë se ne bëjmë edhe deklarim.
Adi Amerik- Dakort. Is all possible. Flasim atje.
Unknown-Ok mirëardhsh
Në datën 27 Maj 2014, Adrian Shatku e njofton Monika Kryemadhin se është vërdallë dhe e lënë të takohen në orën 16:30 në hotel Rogner. Monika Kryemadhi i dërgon foton e një dokumenti me titull “Pyetje thelbësore të Albtelecom sha,” dokument që Monika ia ka dërguar në datën 22 Maj edhe kryetarit të AKEP, Piro Xhixho. Lidhur me këtë dokument, Piro Xhixho i ka dërguar një email të gjatë Monika Kryemadhit ku e sqaron lidhur me letrën e dërguar për Albtelekomin. Në këtë informacion të përmbledhur, Piro Xhixho i spjegon Monikës se në 1 Prill 2014, AKEP kishte ndërhyrë duke i dhënë asimetri (tarifash) për kompanitë Eagle dhe Plus, për trafikun me shumicë dhe për këtë gjë, kompania AMC kishte deklaruar se do të bënte ankim në gjykatën Administrative dhe sipas tij kjo e komplikonte situatën. Nga sa më sipër del qartë që Adrian Shatku ka patur një interes lidhur me dokumentin në fjalë por gjithashtu dokumentohet edhe fakti që AKEP ka kryer favorizim të kompanive Eagle dhe Plus Communications, ku aksioner i kësaj të fundit është edhe shtetasi S.M.
Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave.