Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja merret në pyetje nga SPAK

by editor

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja do të merret ditën e sotme në pyetje nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Advertisements

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se ish-deputeti ka mbërritur në dyert e SPAK nën shoqërinë e avokatit, ku do të japë shpejgime përballë prokurorëve të çështjes sa i takon komunikimeve që e çuan atë pas hekurave.

Advertisements

Çyrbja do të duhet të japë shpjegime sa i takon veprës penale të “korrupsionit në zgjedhje”, “tregimit të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Prokuroria e Posaçme thotë se ish-deputeti është përfshirë në korrupsion zgjedhor pasi duke përkrahur dhe dhënë informacion Altin Hajrit, një të shumë kërkuari për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamzë, ka përfituar prej tij vota në zgjedhjet e 2021.

Advertisements

Gjithashtu SPAK ka gjetur komunikime ku Çyrbja rezulton të ketë dekonspiruar disa operacione të Policisë për kontrolle me qëllim arrestimin e personave në kërkim në qarkun e Durrësit./tvklan.al

You may also like