Nëna nuk merr dot fëmijët, babai shkel vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijëve

by editor

Divorci është një shqetësim serioz i çifteve në krizë, të cilët pas përpjekjeve për të shpëtuar martesën, mendojnë seriozisht ndarjen. Një hap i fundit që mund të shkaktojë trauma dhe agresivitet tek fëmijët aq më tepër kur ky agresivitet ushqehet nga vetë prindërit.

Advertisements

Jemi në një fshat të Korçës dhe protagoniste e një përplasje me nënën e saj është një 14 vjeçare e cila e nxitur nga babai, kërkon të qëllojë me gurë këtë të fundit, pavarësisht se ajo ka udhëtuar nga Tirana vetëm për ta takuar pak çaste në oborrin e shkollës.

Advertisements

Prindërit e të miturës janë ndarë prej 2 vitesh, pas konfikteve të vazhdueshme që shpesh janë bërë të dhunshme, ndërkohë që nga kjo martesë kanë ardhur ne jetë dy vajza, njëra 14 dhe tjetra 7 vjeçe.

Zonja tregon se shpesh herë problemet vinin edhe për shkak të gjendjes financiare dhe pamundësisë për të plotësuar nevojat e fëmijëve. Ndaj dhe për kushte më të mira zonja kërkon të largohen nga Korça për në Tiranë me qëllimin e një jete më të mirë dhe shkollimi më cilësor. Hap që e marrin me qindra çifte për të mirë të fëmijëve.

Advertisements

Pas këtij ndryshimi zonja vendos të hap procesin e divorcit. Në raportin e bërë nga psikologia e gjykates e cila përshkruan marrëdhënien midis prindërvve dhhe fëmijëve, shprehet qartë se fëmijët janë të ndikuar nga situata familjare që po kalojnë. Nga vëzhgimi I bërë psikologia vlerëson se babai pengon fëmijët të kalojnë kohë me nënë e tyre, tregues që ky I fundit nuk angazhohet për tju mundësuar fëmijëve nevoojën për dashurinë që I ofron nëna. Femijët shprehin dëshirën për te jetuar me babain, ndërsa janë tê frustruar dhe te ndikuar nga atmosfera familjare.

Pavarsisht angazhimit vleresohet se babai nëpermjet ndikimit negativ te femijeve ndaj figures së nenes po demton emocionalisht femijet. Vleresohet se jane te ngarkuara emocionalisht, vajza e madhe po e përjeton intesivisht marredhenien konfliktuale te prinderve, shpreh se ka deshirë të jetoje me babain.

Një raport ky që flet qartë për situatën që po kalojnë dy vajzat e mitura, të ndikuara dhe madje të nxitura nga babai. Pas vendimit të gjykatës nëna, sërisht nuk arriti të marrë dy vajzat e saj, pasi ish-bashkëshorti refuzon me forcë që t’ja jap.

Duke përfituar nga distanca dhe koha e gjatë në të cilën nëna nuk ka mundur të takojë dy vajzat e saj, ish-bashkëshorti duket se i ka bindur ato, jo vetëm që të qëndrojnë me të, por edhe ta konsiderojnë nënën si shkaktare të ndarjes së familjes.

Nëna tregon se ka tentuar shpesh të kontaktojë me vajzat por ka qënë pothuajse e pamundur pasi ish-bashkëshorti nuk ia nxjerr as në telefon për të komunikuar.

Reagimi i tij agresiv nuk premton asgjë, prandaj gruaja vendos të udhëtojë nga Tirana në Korçë për një të drejtë që e ka fituar me dy vendime gjykate.

Por më përpara, ajo vendos të shkojë tek shkolla e vajzave për të kaluar pak minuta me ta, dhe për t’i përgatitur për shpërnguljen drejt Tiranës, por haset me pengesë nga ana e drejtoreshës dhe mësues në shkollën ku vajzat mësojnë.

Pasi nëna qëndron për rreth 2 orë në shkollë mundësia për të takuar të voglat e saj është pothuajse e pamundur. Aty pranë shfaqet babi I cili ka lajmeruar edhe forcat e policisë. Por teksa minutat kalojnë në ambjentet e shkollës shfaqen punonjëset e shërbimit social të bashkisë Maliq të cilat duket se nuk marrin parasysh që ligjet duhet të zbatohen.

2 punonjëset sociale, duke përfituar nga ngarkesa emocionale e të miturave, tregohen tepër të zellshme për t’i larguar ato nëna e tyre, pa marrë aspak mundimin që t’u flasin apo t’i këshillojnë.

Në këtë situatë plot ngarkesë emocionale ku nëna pengohet të takojë dy vajzat e saj, babi vendos të marrë fëmijët duke hyrë nga hekurat rrethues të shkollës, dhe më pas të largohet me buzëqeshje triumfuese përballë nënës së vajzave të tij.

Por për të bashkuar nënën me dy vajzat, dhe për të zbatuar vendimin e gjykatës, duhet që ligji të bëjë punën e tij. Në këtë rast përmbaruesi, i cili duket se nuk e ka marrë aq seriozisht detyrën që i është ngarkuar, pavarësisht se paguhet për këtë.

Në këto kushte, kërkojmë të mësojmë diçka mbi shkaqet e kësaj zemërgjerësie ndaj babait të vajzave, por telefonata jonë, nuk pritet aq mirë nga zoti përmbarues.

Pavarësisht përgjigjeve që na dha, një ditë më pas, informohemi se përmbaruesi ka nisur të përgatisë dosjen për për të vendosur datën e dytë të ekzekutimit të vendimit. Sipas tij ky ekzekutim do të kerkohej të bëhej në qytetin e Korcës, me kerkesë të zonjës, pranë drejtorisë së policisë Korcë.Por kur gjithçka dukej e kopsitur tashmë, vetëm 1 orë përpara ekzekutimit të vendimit, policia e korcës nis një letër në adresë të përmbaruesit në të cilën theksohet se, ky ekzekutim nuk mund të behej në ambientet e policisë por duhej të gjendej një ambjent i përshtatshëm ku do të kishte mbështetjen e forcave të policisë së drejtorisë Korcë.

Kaq i paaftë të ishte ky përmbarues sa të mos dinte që ky vendim nuk mund të ekzekutohej në ambientet e drejtorisë së poilicisë? Por të paktën a mund të gjente një ambient tjetër?

Në këto kushte të një mungese totale të profesionalizmit nga ana e përmbaruesit, zonja bën një veprim që ndoshta duhej ta kishte bërë kohë më parë. Ajo vendos të largojë përmbaruesin Andrea Katundi nga kjo çështje.

Pavarsisht kësaj vendosim të bëjmë edhe një telefonatë të fundit me ish-bashkëshortin e zonjës për t’I vënë në dijeni që është duke shkelur ligjin, por ashtu si dhe përmbaruesi kjo telefonatë as nga ana e tij nuk pritet aq mirë./PIRANJAT

You may also like