Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi dje qeverinë dhe në veçanti zv/kryeministren Belinda Balluku, për çështjen e abuzimeve financiare me shit-blerjet e energjisë elektrike dhe tenderimet. Deputeti Bardhi se Shqipëria ka çmimin e energjisë elektrike më të lartë në rajon, teksa iu referua edhe një lajmi për blerje të energjisë elektrike me vlerë 20 mln euro për 13 ditë, me një procedurë në platformë të fshehtë, në postimin e tij në “Facebook” dje. “Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen.
Advertisements
Ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh”, shkroi ai. Më tej ai shtoi se “kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë”. “Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku”, u shpreh deputeti demokrat.
Advertisements
Në fund, ai kërkoi që kjo skemë kriminale “duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK”. “Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo!”, nënvizoi Bardhi.