Ky është momenti i arrestimit të 10 personave të dyshuar si trafikantë droge, dhe grup i strukturuar kriminal, të cilët nga një hetim një vjeçar i SPAK rezultojnë se bënë gati infrastrukturën për të përpunuar një ngarkesë të madhe kokaine e sjellë nga Amerika Latine.
Advertisements
Në total SPAK deklaron se sekuestroi 48 tonë, të tretur në 850 lëkurë të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurë e gjethëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 shtetas të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.
Advertisements
Se sa është ngarkesa e kokainës pritet të llogaritet nga ekspertët e hetimit, ndërsa në investigimin penal bashkë me SPAK u përfshinë edhe agjencitë e huaja mes tyre edhe DEA.
Hetimi i narkotrafikut u kryesua nga prokurori Adnan Xholi, ndërsa zyrtarisht thuhet se u bllokuan edhe gati 6 kilogramë kokainë dhe përzierës që do të shërbenin për procesin. Grupi i identifikuar mes tyre financues dhe me role të qarta në trafik përbëhet nga Geis Fejsullai, Klajd Birce, Albi Zonja, Artion Caushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurramani dhe Baki Huqi.
Advertisements
Ata hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i paimplikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës.
SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstratimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi që do të realizohej me një teknologji të avancuar. Ndërkohë që vendosja e laboratorëve në afërsi të aeroportit dhe të portit të Durrësit u krye me qëllim transportin e shpejtë të kokainës.
Mes provave të sekuestruara numërohen edhe dhe 57 milionë peso kolumbianë dhe 36 mijë euro. Ndërsa SPAK e ka të qartë se rolet e të dyshuarve ishin të ndara duke përfshirë financimin, transportin nga vendet e Amerikës Latine, përpunimin dhe futjen në tregjet e Evropës./top channel