Papa Françesku përshëndeti nga mesha e kësaj të diele në Vatikan lumnimin e dy martirëve të tjerë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij Ati i Shenjtë vlerësoi aktin e tyre duke thënë më tej se shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohët e sotme janë të persekutuar për fenë.
Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër janë shpallur ‘të lumë’ dy martirë, At Luigj Paliq, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minore dhe Dom Gjon Gazulli, meshatar dioqezan, viktima të persekutimit fetar të shekullit të 20-të. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohët e sotme janë të persekutuar për fenë”, tha Papa.Martirët Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq u shpallën “Të Lumë” në meshën e shenjtë të mbajtur dje në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër.Kjo meshë u drejtua nga i derguari i posaçëm i Papa Françeskut, Eminenca e tij Kardinal Marcello Semeraro. Në këtë meshë ishin të pranishëm Ipeshkvijtë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë, së bashku me autoritete civile autoritare.Një prani e veçantë ishte dhe ajo e Kardinalit tonë shqiptar, Eminenca e Tij Kardinal Ernest Troshani Simoni.Dom Gjon Gazulli i lindur më 23 mars 1893 në Lezhë, mbahet mend si një kundërshtar i fortë i monarkisë dhe Mbretit Zog pasi sipas tyre, mbreti diskriminonte hapur zonat katolike të veriut. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati pasoja pasi më 26 dhjetor 1926 u arrestua.Mjaft shpejt, saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var më 5 mars 1927. Fjalët e tij të fundit, të përcjella nga një dëshmitar okular qenë: “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rroftë Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”.At Luigj Paliq i lindur më 14 prill 1878, në Janjevë, dioqeza e Shkup-Prizrenit, shërbeu që i vogël në rradhët e fretërve françeskanë. Ai studioi në Shkodër deri në momentet kur malazezët filluan persekutimet kundër shqiptarëve katolikë, duke nxjerrë si pretekst dorëzimin e armëve.Ai u burgos në burgun e Gjakovës teksa i kërkuan që të mohonte publikisht fenë katolike. dërmuan me shuplaka e me shkopinj, e pështynë, e fyen, pastaj e nxorën para një gjykate, që e ngarkoi me shpifje. Së fundi, me 52 të burgosur të tjerë, e nisën rishtas për Pejë. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje treguan më pas se ai nuk mund të ecte më. Atëherë nisi të hiqej zvarrë, i ngacmuar, i pështyrë, i shtyrë nga ushtarët.Ai s’u përkul, nuk u thye as nga mundimet e as nga premtimet. E mbytën më 7 mars 1913, duke e shporuar me bajoneta e kështu e bënë edhe më të ngjashëm me Krishtin e i falën një martir të ri Kishës katolike në Shqipëri.
Advertisements