Një konflikt mes adoleshentëve, i mori jetën këtë të hënë një 14-vjeçari në Tiranë. Martin Cani, u godit me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” dhe nuk i mbijetoi dot plagëve.
Advertisements
Ai ndërroi jetë në spital një orë pas ngjarjes. Ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur në rrjetet sociale.
Advertisements
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 të së hënës, menjëherë në përfundim të orarit mësimor. Fillimisht, në sherr u përfshinë një grup adoleshentësh të moshës 14 dhe 15 vjeç.
Ata ishin nxënës në shkollën “Fan Noli”, 200 metra larg vendit ku ndodhi dhe ngjarja, dhe disa të tjerë, nxënës në një shkollë në Sauk.
Advertisements
Pas debateve me fjalët banale, sherri vijoi mes tre adoleshentëve, të cilët morën dhe lëndime me thikë. Një orë pasi mbërriti në spitalin e Traumës, një 14-vjeçar ndërroi jetë pas goditjes që kishte marrë në zemër.
Ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij vijojnë të jenë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se njëri prej tyre ka marrë 6 goditje thike në trup, e ndërsa tjetri një goditje të lehtë në krah. Pikërisht ky i fundit dyshohet nga policia të jetë edhe personi që ka goditur me thikë. Ndërsa mbetet e paqartë se si është plagosur edhe ai vetë.
Policia nuk ka ende të qartë motivet e krimit. Por nga veprimet paraprake ka dyshime që adoleshentët të jenë konfliktuar disa ditë më parë që në rrjetet sociale.
Në polici janë shoqëruar disa nxënës që ishin dëshmitarë të këtij konflikti që përfundoi tragjikisht me një vrarë e dy të plagosur. Ata janë marrë në pyetje në prani të psikologut.