“Snapchat” dhe “TikTok”, labirintët që po thithin fëmijët që në moshë të vogël!

by editor

Për shkak të situatës së rëndë, ku 14-vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, po diskutohet që në Shqipëri rrjetet sociale “TikTok” dhe “Snapchat” të mbyllen përfundimisht!

Advertisements

Dy rrjetet sociale kanë qenë përherë burime konfliktesh mes të rinjëve. Ndërkohë që konflikti i nisur online mund të bëhet i njohur dhe shpërndahet me shpejtësi, ai mund të shëndrrohet në një fenomen të gjerë, duke përfshirë dhe mbështetje të grupeve të ndryshme që e shohin si mundësi për të mbrojtur “dinjitetin” e tyre ose të grupit.
Në shumë raste, konflikti që ka lindur online mund të shëndrrohet në një hakmarrje që zhvillohet në mjedise reale. E në disa raste të tjera, situata përshkallëzohet në akte më të rënda dhune, duke përfshirë përdorim armësh, siç është raportuar në rastin më të fundit tragjik mes dy 14-vjeçarëve, ku Martin Cani u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij për një konflikt të nisur në rrjete sociale.

Advertisements

Pikërisht kjo është një shenjë shqetësuese për rrezikshmërinë që sjellin këto platforma për të rinjtë dhe gjithë shoqërinë në tërësi! Është nevoja urgjente për të ndryshuar mënyrën se si adoleshentët, prindërit dhe shoqëria trajtojnë përdorimin e rrjeteve sociale dhe pasojat që sjellin ato.

Të gjithë duhet të kuptojmë se konflikti online nuk është një gjë e vogël dhe pasojat e tij mund të kalojnë përtej ekranit. Po ashtu duhet të kuptojmë se asgjë nuk zgjidhet duke përdorur dhunën!

Advertisements

Ky citat nga i madhi Dritëro Agolli, na kujton pasojat e fjalëve dhe veprimeve të papërgjegjshme që çojnë në tragjedi reale: “Dy vetë u vranë për një fjalë! Fjala rron ende, njerëzit jo!

You may also like