Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët dhe reshje shiu, të cilat do të bëhën prezente që prej orëve të mesnatës me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar fillimisht në veri të vendit
Advertisements
Sipas SHMU, Gradualisht reshjet do të shpërndahen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër ndërsa nga orët e mesditës deri pasdite reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe pjesërisht qarku i Vlorës.
Advertisements
Mjegull e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit/mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa hera-herës në bregdet do të fitojë shpejtësi 14-24m/s. Valëzimi në dete do të jetë i lartë i forcës 3-6 ballë.
Advertisements
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 15°C
në zonat e ulëta 11 deri 19°C
në zonat bregdetare 13 deri 19°C