Masa e ftohtë ajrore ‘mbërthen’ vendin/ Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

by editor

Mot i qëndrueshëm në fundjavë por i ftohtë. Meteorologia Lajda Porja parashikon se gjatë mbrëmjes së të premtes, reshjet e shiut do të dobësohen, por në zonat juglindore, do të konvertohen në reshje dëbore. Një masë ajrore e ftohtë që vjen nga verilindja e Evropës, do të sjellë rënie temperaturash.

Advertisements

“Sa i përket mbrëmjes, gjatë natës do të ketë dobësim të reshjeve dhe konvertim të tyre në dëborë në zonat juglindore. Për shkak se gjatë natës do të kemi depërtimin e një mase të ftohtë që po vjen nga verilindja e kontinentit duke sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave. Sot është dita e fundit me temperatura të larta dhe ditë tipike vjeshte, ku maksimalet janë 19-20 gradë.

Advertisements

Duke filluar nga nesër, e shtuna dhe e diela, përmirëson ndjeshëm situatën e reshjeve, ku territori do të jetë pa reshje, përjashtuar juglindjen ku do të ketë reshje dëbore. E diela do të jetë pa reshje por të ftohta. Temperatura -3 gradë presim të shtunën. Maksimalet do të pësojnë gjithashtu rënie ku do të jetë 16-17 gradë. E diela do të sjellë një tjetër rënie, duke bërë që temperaturat në vlerat minimale të jenë -5 gradë.“, tha Porja.

Edhe rajoni do të jetë me mot të qëndrueshëm gjatë fundjavës por me temperatura të ulëta. Në Kosovë, parashikohet që temperaturat të bien në -6 gradë ndërsa në Maqedoninë e Veriut në -4 gradë.

Advertisements

You may also like