Atentati me 4 viktima në Dobraç/ Gjykata e Shkodrës lë të lirë 4 efektivët e policisë

by editor

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç më 30 Tetor, ku humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Advertisements

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra”. Katër efektivët u arrestuan me 20 Nëntor, pas një hetimi ndaj tyre nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit.

Advertisements

Efektivët: Marta Martini, Blerim Kurmetaj, Viktor Logu dhe Juljan Sterkaj, akuzohen për shpërdorim detyre. Mësohet se në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ka qenë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit mbetet mister, ndërsa ka dyshime se është i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

You may also like