Keni plane? Meterologia Lajda Porja zbulon ‘surprizat’ e motit për fundjavën: Temperaturat priten të shkojnë deri në..

by editor

Meteorologia Lajda Porja parashikon mot të ftohtë në vend, gjatë fundjavës.

Advertisements

Në një intervistë për Euronews Albania me Mirela Milorin, ajo tha se reshjet e shiut do të dobësohen dhe gjatë natës do të konvertohen në reshje dëbore në zonat juglindore.

Advertisements

Një masë ajrore e ftohtë që vjen nga verilindja e Evropës, do të sjellë rënie të madhe temperaturash.

“Pas mesanatës do të kemi ndërprerjen e shirave dhe depërtimin e një tjetër mase të ftohtë e cila do të kthehet në një stuhi ere gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Kjo masë e ftoht polare do të bëj që nesër temperaturat mund të arrijnë nga -3 gradë Celsius deri në -5 gradë Celsius por që gradualisht do përmisohen në javën e ardhshme. Gjatë të shtunës do të jetë problematike era shumë e fortë e cila mund të arrijë deri në 100 km në orë në zonat bregdetare”, tha meteorologia Lajda Porja.

Advertisements

You may also like