Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Nole, provincën e Torinos. Raportohet se kryefamiljari ka gjetur brenda banesës foshnjën e tij të mbytur, ndërsa gruan të goditur me thikë.
Advertisements
Ngjarja po hetohet nga policia, ndërsa paraprakisht ka dyshime se vajza 10 muajshe është mbytur nga e ëma, e cila më pas ka tentuar të vrasë veten me thikë.
Advertisements
Policia italiane raportohet se është lajmëruar nga kryefamiljari, ndërsa vogëlushja është gjetur në vaskë.
Kur është kthyer nga puna në orën 12: 45, ai ka gjetur derën e shtëpisë të mbyllur nga brenda dhe asnjë përgjigje nga gruaja e tij. Pasi hyri nga një dritare e banesës, ai u gjend përballë tragjedisë.
Vajza e vogël ishte fëmija i vetëm i çiftit. Nëna ndodhej aty pranë, e plagosur me thikë kuzhine në kyçe, bark dhe qafë. Gruaja ndodhet në spitalin Molinette në Torino, pasi u transportua me helikopter.
Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe mësohet se është në gjendje të mirë. Gruaja prej disa kohësh ishte nën kujdesin e psikologut. Carola, 34 vjeçe, kishte disa kohë që po luftonte me depresionin e rëndë pas lindjes.
“Kemi 18 vjet bashkë, Perla ishte ëndrra jonë. E donim shumë”, tha 36-vjeçari Antonio Parrinello.