Salianji thirrje për protestë nga qelia nr.6: Për të ndryshuar situatën duhet të manifestojmë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është drejtuar në një thirrje popullit shqiptar me një letër të shkruar nga qelia nr. 6 e burgut të Fierit, ku ai tashmë po vuan dënimin e tij prej muajsh.
Advertisements
Teksa forca opozitare ka paralajmëruar protestën e rradhës kombëtare në datën 26 nëntor, Salianji shkruan në postimin e tij për të kurajuar të gjithë njerëzit për të marrë pjesë në këtë “manifestim”, siç edhe e quan ai, për një jetesë të sigurtë dhe për demokraci.Duke u nisur nga rasti i fundit tronditës ku pas një sherri banal mes të miturish humbi jetën një 14-vjeçar, Marin Cani, Salianji tregon se jetesa nuk është më e sigurtë dhe këtë fakt ai ia faturon qeverisë që ndodhet në pushtet për mosmarrjen e masave të domosdomshme si dhe për mosfunksionim të strukturave që kanë përgjegjësinë totale për këtë ngjarje.
Advertisements
“Asnjë lajm i mirë nuk mbërrin nga askund në Shqipërinë tonë. Punët po shkojnë përherë e më keq. Vrasja e 14 vjeçarit në derën e shkollës, pas një sherri të përsëritur, tregon dështimin skandaloz të gjithë qeverisë bashkë me atë dyzinë strukturash që ka në varësi, që janë aty, e kanë për detyrë të parandalojmë që tragjedi të tilla të mos ndodhin.”
Ish-deputeti demokrat tregon sesi për të manifestuar më të mirën për vendin tonë, të gjithë duhet të ngrenë krye dhe të qëndrojnë të fortë, pasi të ndenjurit mënjëanë ka dëmtuar shumë demokracinë, shprehet ai në postimin e tij.
Advertisements
[…]rreziku më i madh që i kanoset demokracisë është tirania e të ndenjurit mënjanë e qytetarëve, pra apatia. Po shqiptarët nuk duan këtë. Kjo është e sigurtë. Po për ta ndaluar, e për ta ndryshuar situatën, duhet ta kërkojnë, të qendrojnë, të rezistojnë, të ngrenë krye. Të manifestojmë,” përmbyll Salianji postimin e tij.