Stuhia “Bert” godet Britaninë e Madhe,dëborë dhe erëra të forta, alarme për përmbytje

by editor

Stuhia Bert ka goditur Britaninë e Madhe, rrugët janë bllokuar nga dëbora, shirat dhe erërat e forta që pritet të shkaktojnë ndërprerje të mëtejshme të udhëtimeve si dhe është ngritur alarm për përmbytjet.

Advertisements

13 alarme nga shteti kanë dhënë paralajmërime për përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, si dhe shtresa akulli janë krijuar në zonat e Skocisë dhe një pjesë të Yorkshire si dhe në veri në Anglisë. Paralajmërime të verdha për erëra të forta, shi dhe borë janë lëshuar në pjesën më të madhe të Britanisë.

Advertisements

Fluturimet janë ndërprerë në aeroportin e Neëcastle për shkak të borës së madhe. Bordi i nisjes në aeroport tregon se shumë fluturime që do të niseshin të shtunën janë vonuar, ndërsa shërbimi i British Airëays në 9:30 të mëngjesit për në Heathroë u anulua.

Aeroporti postoi në X: “Për shkak të stuhisë Bert, aeroporti ka pasur borë të vazhdueshme dhe të madhe këtë mëngjes. Ekipi ynë i borës po punon shumë për të mbajtur në minimum çdo ndërprerje dhe ne do të ofrojmë një përditësim të mëtejshëm më vonë këtë mëngjes.”

Advertisements

Të paktën 60,000 shtëpi, biznese dhe ferma kanë mbetur pa energji në Irlandë, tha Bordi i Furnizimit me Energji Elektrike, duke shtuar se kishte mobilizuar ekuipazhet në zonat e prekura dhe po iu përgjigjej defekteve.

Kompanitë hekurudhore u kanë kërkuar pasagjerëve të shmangin udhëtimet në zona të caktuara dhe disa kanë paralajmëruar për ulje të shërbimeve. Autostrada Kombëtare lëshoi një “alarm për mot të rëndë” për borën që ka prekur Yorkshire dhe Anglinë verilindore.

You may also like