VIDEO/ Granit Xhaka shënon supergol me mesazh, Leverkusen fiton në shtëpi! Tri pikë për Dortmund e Stuttgart

by editor

Në Gjermani elita e futbollit zhvilloi pesë nga ndeshjet e javës së 11-të. Bayer Leverkusen shënoi suksesin 5-2 me përmbysje në Bundesligë kundër Heidenheim.

Advertisements

Në Gjermani elita e futbollit zhvilloi pesë nga ndeshjet e javës së 11-të. Bayer Leverkusen shënoi suksesin 5-2 me përmbysje në Bundesligë kundër Heidenheim, teksa goli i fundi për vendasit u shënua nga Granit Xhaka. Shqiptari goditi nga jashtë zone dhe shtangu portierin, teksa dha edhe lajmin gjatë festës se do bëhet sërish baba. Gol dhe asist për Xhakën që vijon të shkëlqejë.

Advertisements

Në “Iduna” ishte Dortmund që fitoi 4-0 kundër Freiburg. Beier, Nmecha, Brandt dhe Gittens ishin autorët e golave. Tri pikë edhe për Hoffenheim, Stuttgart e Uolfsburg.

Ndërkohë që kreu mbahet nga Bayern Munich me 29 pikë, ndjekur nga Frankfurt e Leipzig.Bundesliga, raundi i 11-të:

Advertisements

E shtunë, 23 nëntor 2024

Bayer Leverkusen 5-2 Heidenheim

Dortmund 4-0 Freiburg

Hoffenheim 4-3 RB Leipzig

Stuttgart 2-0 Bochum

Uoflsburg 1-0 Union Berlin

You may also like