Janë zbardhur detaje të reja nga vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi, i ekzekutuar nga dy vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Duka, ku ky i fundit i cili është oficer policie, ishte qitësi.
Advertisements
Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha në një lidhje me skype për një program televiziv theksoi se konflikti për pronësinë është shkaku i vrasjes së biznesmenit. Ajo u shpreh se autori i dyshuar ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli dhe dy vëlleszërit kishin porositur një pushkë online me të cilën dyshohet se kanë kryer edhe vrasjen.
Advertisements
Gazetarja shtoi më tej se prej ditësh janë parë lëvizje të shumta të dy vëllezërve në katin e dytë të hotelit.
Anila Hoxha: Janë arrestuar dy vëllezërit Dukaj për vrasjen e biznesmeni Reçi. Njëri prej qitësve Shkëlqim Dukaj oficeri në komisariatit ne.2 në Tiranë. I dyshuari ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli që është afër vendit të ngjarjes dhe këtë e kishte përcaktuar edhe eksperimenti.
Pasi është përcaktuar këndi i qitjes, në katin e dytë të shkallëve të këtij hoteli. Janë parë lëvizje të vazhdueshme të dy vëllezërve që prej ditësh kanë ndjekur shënjestrën e tyre. Janë administruar disa pajisje kompjuterike dhe ndër to është parë se dy vëllezërit kishin porositur online blerjen e një pushke. I ndjeri Reçi ishte qëlluar me një pushkë, që dyshohet se autorët e blenë në darkë.
Advertisements
Siç bëjnë me dijë burime të sigurta, pista kryesore ishte e konflikteve për pronësinë. Por për çfarë bëhej fjalë. Eduart Reçi pretendonte se kishte dokumente edhe për një pronë publike. Por këtë pronë e pretendonin edhe dy vëllezërit duka që kishin një lokal në afërsi të vendit ku u vra Reçi.
Në Shqipëri ka shumë konflikte për pronat dhe shumë prej tyre presin zgjidhje civile. Së fundmi sikurse kishin thënë dëshmitarët. Konflikti kishte agravuar, kishte ngelur në lojë gjuha e krimit. Këto indicie e kanë bindur grupin e hetimit të përjashtonte pistat e tjera, si e kaluara e të të ndjerit në SHISH.