Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane. Ai është arratisur nga oficerët, pasi u ndalua për mos zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Advertisements
Shoferi, në vend që të ndalonte, ka nxituar me shpejtësi, duke tentuar t’i shpëtojë kontrollit.
Advertisements
Gjatë ndjekjes, 25-vjeçari ka kryer manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të rrugës dhe organeve të rendit.
Arratisja përfundoi kur mjeti doli nga rruga, duke rrëzuar një tabelë rrugore dhe duke u bllokuar në një fushë. Më pas shoferi u largua në këmbë në fushat përreth, duke humbur përkohësisht gjurmët.
Mediet e huaja shkruajnë se i dyshuari është identifikuar si një shtetas shqiptar 35-vjeçar, i njohur nga policia, pasi më parë ka qenë i dënuar për krimet e vrasjes me dashje dhe mbajtje pa leje.
I riu dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike gjatë kontrollit nga policia.
Pas identifikimit të tij, ai është denoncuar për kundërshtim të zyrtarit publik dhe dëmtim të pronës shtetërore, si dhe kallëzim në Gjykatën e Mbikqyrjes për shkelje të masave të vendosura.
35-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun e Firences, pas kryerjes së formaliteteve.