EMRI/ Qëlloi me armë zjarri drejt lokalit, arrestohet në Kurbin pas 4 muajsh 33-vjeçari

by editor

Komisariati i Policisë Kurbin ka finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, i cili ishte shpallur në kërkim.

Advertisements

Gjatë operacionit, u arrestua në Fushë Kuqe shtetasi Gentjan Markaj, 33 vjeç, i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 31.07.2024, kur ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit F. S, për motive të dobëta.

Advertisements

Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Gentjan Markajn, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet janë kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Lezhës.

Materialet janë kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Lezhës.

You may also like