Një shqiptar është ekzekutuar me thikë në Venecia.
Advertisements
Ai është identifikuar si Van Koxha, ndërsa ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.
Advertisements
Mediet italiane bëjnë me dije se autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçarin, të cilin e goditën me thikë për vdekje.
Koxha ishte në shoqërinë e vëllait të tij kur ndodhi ngjarja, ku ky i fundit mbeti i plagosur lehtë.
Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave konfliktuale.
Sipas hetuesve, ngjarja dyshohet se është për larje hesapesh mes autorëve, të cilët janë arrestuar dhe janë me origjinë maqedonase dhe viktimës.