Bleona Qereti, e cila prej vitesh është shpërngulur në SHBA ku synon suksesin në tregun amerikan, është shprehur se nuk dëshiron të krahasohet me Rita Orën dhe Dua Lipën.
Advertisements
Artistja u shpreh në një intervistë se dy yjet muzikës i përkasin sistemit amerikan. Bleona Qereti shtoi se rrugëtimi i tyre është i ndryshëm dhe se Dua Lipa e Rita Ora nuk kanë qëndruar në radhë për bukë.
Advertisements
“Dua Lipa dhe Rita Ora i përkasin sistemit amerikan; ato janë teknikisht këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare,” shprehet ajo për Living
Ndërsa shtoi: “Unë nuk kam arsye të krahasohem me to, sepse rrugëtimi ynë është tërësisht i ndryshëm. Ato nuk kanë ndenjur në radhë për bukë si të gjithë ne në vitet 90- të, nuk kanë pasur karrierë e sukses në Shqipëri dhe pastaj të kenë kaluar në skenën ndërkombëtare. Ato janë formuar atje, ndërsa unë jam rritur dhe kam filluar këtu, në Shqipëri.”
Bleona Qereti sa i përket jetës personale u shpreh se: “Nuk dua të fle me një burrë të pasur, unë jam vetë “burri i pasur” – siç ka thënë dhe CHER.”