Avokati Arben Llangozi ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking”, ku ka folur në lidhje me hetimet mbi gjyqtaren e inkriminuar Pajtime Fetahu. Avokati denoncoi një rast të rëndë, ku tha se ish-gjyqtarja iu kërkoi grupeve kriminale të ndëshkonin një efektiv policie, i cili ankohej se ajo lironte të gjithë eksponentët e krimit.
Advertisements
“Gjyqtarja Fetahu ka arritur deri në atë pikë sa një polic i ka thënë një gazetari dhe gazetari i ka thënë menjëherë grupeve kriminale dhe këto grupe i janë kundërvënë policit. Polici shprehte shqetësimin që ne i arrestojmë dhe kjo i nxjerr, sepse nuk ka lënë njeri nga bota e krimit pa nxjerrë nga paraburgimi. Pra Prokuroria kërkonte masa të rënda, ndërkohë kjo i lironte. Ka me dhjetëra raste të ngjashme.
Advertisements
Më vjen keq për situatën ku kemi përfunduar. Kanë arritur grupet kriminale të caktojnë dhe kryetarin e Gjykatës.”– tha avokati.