Ekzekutimi i 28-vjeçarit Klaudio Prendi/ Çështja i kalon për hetim SPAK-ut, dyshohet se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

by editor

Vrasja e 28-vjeçarit Klaudio Prendi, i ka kaluar për kompetencë SPAK. Do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut.

Advertisements

Burime nga organi i akuzës, shprehen se ka dyshime se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal.

Advertisements

Prendi u vra pak pas mesnate, më 19 nëntor në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”.

Duke analizuar pamjet e marra nga kamerat e bizneseve në zonë, hetuesit kanë mundur të zbulojnë itinerarin e autorëve.

Makina e tyre rezulton të jetë parë përgjatë rrugës “Xhanfize Keko”, për rreth një orë para krimit.

Kjo tregon se ata kanë ndjekur lëvizjet e të riut dhe kanë pasur dijeni të plotë se ai ndodhej në lokal.

Po ashtu, në asnjë moment në makinën e autorëve nuk janë hapur xhamat e zinj.

Bashkë me viktimën në lokal ishin edhe 3 efektivë policie, miq të tij.

Dy prej tyre e kanë dërguar menjëherë në spital drejt Traumës, ndërsa efektivi i tretë është vënë në ndjekje të autorëve, por mjeti “Audi” ka humbur gjurmët pa shkuar te rreth-rrotullimi i Shkozës.

Nga ana tjetër, policia do të verifikojë edhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial, ku një vit më parë u vodh automjeti i autorëve.

Ndërkohë, po pritet përgjigje nga autoritetet greke në lidhje me targat që i ishin vendosur makinës, nëse ato janë denoncuar si të vjedhura në Greqi apo jo.

You may also like