Gazetari Gjergj Prenga ka debutuar me formatin e tij “10 Pyetje” këtë të mërkurë, ku në episodin e parë, ai ka zhvilluar një bisedë me një punonjëse seksi, e cila ka ndarë historinë e saj dhe ka rrëfyer për sfidat, paragjykimet dhe dhunën, me të cilat përballet në përditshmëri.
Advertisements
Gruaja, e cila ka zgjedhur të mos shfaqë fytyrën për arsye sigurie, ka tronditur publikun me deklaratat e saj. Ajo ka pohuar se shpesh trajtohet në mënyrë çnjerëzore nga klientët, përfshirë figura të njohura si politikanë dhe biznesmenë.
Advertisements
“Ka figura politike,” është shprehur ajo, “që shfrytëzojnë trupin tonë për nevojat e tyre seksuale.” Më tej, ajo shton: “Në fund, jo vetëm që nuk paguajnë, por na keqtrajtojnë dhe ushtrojnë dhunë.”
Gazetari Prenga: Si të trajtojnë klientët? A ka ndonjë respekt?
Punonjësja e seksit: Shumica nuk tregojnë respekt. Shpesh trajtohem si objekt, si diçka pa vlerë, sidomos nga persona të stadit të lartë si biznesmenë apo politikanë. Ka momente që më bën të ndjej se jam një njeri pa identitet ose vlerë.
Gazetari Prenga: Le të ndalemi pak te ajo çfarë shprehet mësipër, politikanë dhe biznesmen që u trajtojnë keq?
Punonjësja e seksit: Po, madje ka figura politike që kryejnë nevojat seksuale, dhe në fund nuk paguajnë, na dhunojnë, gjithsesi nuk mundem të flas më shumë rreth kësaj.