26-vjeçarja u gjet e vdekur në rrugë, vetëm disa ditë pas martesës së saj/ Çfarë thonë hetimet?

by editor

Një nuse e re është gjetur e vdekur në rrugë, vetëm disa ditë pas dasmës së saj. Aleksandra Leczycka ishte në muajin e mjaltit në Miami, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit 2022, por vetëm së fundmi janë mbyllur hetimet për zbardhjen e kësaj tragjedie.

Advertisements

“Daily Mail” shkruan se 26-vjeçarja vdiq tragjikisht nga një mbidozë e dyshuar e drogës ose reaksion i rëndë alergjik ndaj tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në Florida pasi udhëtoi nga Polonia, për muaj mjalti me bashkëshortin e saj.

Leczycka dhe burri i saj, David Leczycki, nga Siedlce, ishin martuar vetëm 23 ditë para se dyshja të gjendeshin pa ndjenja në rrugën e Miamit

Mediat polake raportojnë se atyre u ishin marrë paratë dhe bizhuteritë, e si pasojë policia amerikane supozoi se ata ishin grabitur. Por e vërteta tragjike rreth vdekjes së nuses së re tashmë është zbuluar nga një hetim.

Duke ekzaminuar provat e mbledhura në Miami nga ngjarja e rëndë e gushtit të vitit 2022, policët tani kanë përcaktuar se çifti kishte marrë vullnetarisht droga psikoaktive.

Hetuesit në Poloni thanë se 26-vjeçarja kishte vuajtur nga një reaksion i rëndë alergjik ose nga mbidoza.

Disa orë para se të ndërronte jete, Aleksandra kishte postuar në rrjetet e saj sociale foto duke shijuar pije dhe duke u kënaqur në Miami.

Prokurorja e qarkut Siedlce, Krystyna Golabek, tha:

“Me një vendim të datës 23 tetor 2024, Prokuroria e Qarkut në Siedlce ndërpreu hetimin për rastin e Aleksandra L., vdekja e së cilës ndodhi më 29 gusht 2022, në Miami Beach, SHBA. Gjithashtu në ekspozimin e Dawid L. në të njëjtën datë dhe në të njëjtin vend, ndaj rrezikut të menjëhershëm të vdekjes ose dëmtimit serioz të shëndetit”.

You may also like