Sherri fatal/ Martini u godit me shpullë nga një person i rritur? Zv.drejtori i Policisë zbulon detajet: Ishte i …

by editor

Zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Idriz Duallja pranon se një person i rritur është i përfshirë në sherrin që i mori jetën Martin Canit te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet.

Advertisements

Në një studio televizive ai sqaroi se personi i tretë ka ndërhyrë për të ndarë nxënësit, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë para se 14-vjeçarit Martin Cani t’i merrej jeta nga goditjet me thikë 300 metra larg nga shkolla.

Advertisements

Ndonëse Policia mohon implikim të mëtejshëm të këtij personi, kryeredaktorja e News24, Anila Jole solli në vëmendje deklaratën e shoferit të furgonit i cili tregoi se Martini i kishte treguar se një person i rritur e kishtë goditur me shpullë.

Hervin Çuli: Nuk u fol kush ishte një person i rritur që goditi me shpullë atë ditë para se ta godiste Mario me thikë…

Anila Jole: E pohoi shoferi i furgonit kur e ka pyetur kush ishte ai që të goditi…

Hervin Çuli: Martini ua ka treguar të gjithë shokëve të klasës. Konflikti ka nisur të premten pse me sheh kështu, ashtu, i ka thënë s’po të shihja ty por po shaja për punën e sportit. Ndërkohë që ka goditur Mario, ka goditur edhe një person tjetër, e ka goditur me shpullë.

Idriz Daullja: Nga dëshmitë që janë marrë, personi ka ndërhyrë për t’i ndarë. Nuk mund të aludojmë ça kanë diskutuar.

You may also like