Kreu i dyshuar i grupit kriminal në Elbasan, Suel Çela akuzohet nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion se është përfshirë në të paktën dy episode të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve të Evropës.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala raporton se në episodin e parë Suel Çela ka bashkëpunuar me biznesmenin Bujar Shega, një nga financuesit kryesorë të sasisë prej 930 kg kokainë që u sekuestrua në Portin e Ekuadorit, në kuadër të operacion “Boya Roja”.
Advertisements
Sipas dosjes hetimore, kur kontejneri mbërriti bosh në port, Suel Çela i kërkoi biznesmenit Bujar Shegës të hetojë, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se do t’i shkonte deri në fund dhe ka kërkuar letrat e kamerat e sigurisë së Portit.
Në vijim të bisedës Çela e lajmëron Bujar Shegën se nëse ka pasur tradhti nga personi që kishte marrë përsipër nxjerrjen e drogës nga Porti, atëherë ai duhet ta paguante me kokën e tij.
Ndërsa në episodin e dytë, Suel Çela bashkëpunon me Ergys Dashin, ky i fundit I ekzekutuar në Ekuador më vonë dhe Ervin Matën.
Ngarkesa prej 446 kg kokainë që grupi nisi nga Ekuadori drejt Holandës u sekuestrua në Portin e Roterdamit gjatë aksionit policor të datës 5 janar 2021. Ergys Dashi e informoi në atë kohë Suel Çelën për kapjen e drogës nga agjencitë, duke u shprehur se po haste vështirësi në gjetjen e dokumenteve për t’ja provuar këtë.
Në këtë episod rezulton të jetë i përshirë dhe Xhino Roka, i cili kryente transfertat e parave nga BE-ja drejt vendeve të Amerikës së Jugut.
Ergys Dashi përshkruhet nga hetuesit si një figurë qendrore në narkotrafik, me lidhje të forta në Ekuador, por që kërkonte aleancë me Suel Çelën për të garantuar nxjerrjen e sasive të kokainës në portet e Europës.
Nëse do të realizohej, Ergys Dashi garantonte Suel Çelën se mund të niste deri në 10 ton kokainë. Sipas dosjes, në çdo rast ngarkesat fillonin nga 300 kg e lart, pasi në këtë mënyrë kishin dhe mundësi financiare për të korruptuar zyrtarët.
Ergys Dashi ishte i pari që kuptoi se ishin tradhtuar nga telefonat SkyEcc, pasi këtë shqetësim ia kishte shprehur edhe Suel Celës. Dhe janë pikërisht komunikimet e SkyEcc që kanë ndihmuar SPAK që të orientohet drejt provave dhe zbardhë aktivitetin kriminal të organizatës së Suel Celës.